Ariana Granda fitoi çmimin së bashku me Lady Gaga-n për këngën “Rain on me”.
Edhe pse asnjëra nuk ishte gjatë ceremonisë së Grammy Premiere për të marrë çmimin, Grande reagoi për fitoren në Twitter. Ajo ia komunikoi lajmin e gëzuar bashkëpunëtores përmes një postimi, ku shpreh emocione dhe habi njëkohëshisht. “Nëna monstër, zgjodhu!!!”, i drejtohet ajo Gaga-s.
Dy artistet, morën një Grammy për performancën më të mirë të pop/grupi për hitin “Rain On Me” nga albumi i fundit i Gaga-s “ Chromatica”, që rezultoi një sukses i vërtetë.
“Përjetësisht, thellësisht mirënjohëse për ty, për këtë eksperiencë, të isha pjesë e kësaj kënge, të mund të kërceja me ty nën shi, të të quaj shoqen time të dashur dhe të tani të ndaj këtë“, shkruan më tej 27-vjeçarja.
34-vjeçarja. Lady Gaga, ndodhet në Itali, duke xhiruar për shtëpinë e modës Gucci.
Me fitoren, Gaga bëhet ylli i vetëm që fiton çmimin më shumë se një herë. Ajo gjithashtu mori në shtëpi trofeun për “Shallow” me Bradley Cooper në 2019. Gaga dhe Grande gjithashtu bënë histori, duke u bërë dy gratë e para që fituan së bashku në këtë kategori.
Top Channel