Profesionisti 30-vjeçar bie drejt vdekjes pas dështimit të parashutës gjatë hedhjes akrobatike (fotot)

15/03/2021 19:21

Një parashutist profesionist ka rënë drejt vdekjes kur parashuta e tij nuk u hap në fund të kërcimit të tij në një kompeticion të sportit ekstrem.

30-vjeçari Dimitri Didenko, po merrte pjesë në kampionatin australian të hedhjes me “Kostum me krahë” në perëndim të Australisë, në veri të qytetit të Perth, kur parashuta e tij nuk u hap për zbritjen pas fluturimit.

Didenko, me origjinë nga Rusia por rezident në Itali, po konkurronte në kërcimet ‘solo’ me ‘kostum me krahë’, që është një nga format më elitare të parashutizmit.

Parashutisti me eksperience kishte kryer rreth 6,000 kërcime të ngjashme para aksidentit fatal.

Lëshimi me kostum me krahë përfshin hedhjen nga një avion ose mal i lartë për të fluturuar në njëfarë periudhe dhe më pas hapjen e parashutës kur bie në lartësi të vogla për rënien në tokë.

Gjiri Jurien në Perth është një nga pikat më të preferuara për lëshime parashutistësh në  Australi por dhe në raste të tjera amatorë të sportit kanë pësuar aksidente fatale.

FOTO GALERI
2/6
30-vjeçari Dimitri Didenko, po merrte pjesë në kampionatin australian të hedhjes me “Kostum me krahë” në perëndim të Australisë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA