Pamje dramatike nga dhuna e policisë ndaj protestuesve të kufizimeve, para zgjedhjeve në Holandë (fotot)

15/03/2021 18:03

Rreth 2,000 njerëz u mblodhën dje në parkun kryesor të Hagës për të protestuar kundër qeverisë së kontestuar të vendit dhe masave të saj të kufizimeve të pandemisë.

Disa prej protestuesve mbanin një flamur gjigand me mbishkrimin ‘Dashuri & Liri: Jo diktaturë’, ndërsa të tjerë mbanin çadra të verdha.

Një tjetër demonstrues mbante një foto të madhe të kryeministrit Mark Rutte me mbishkrimin: ‘Nëse e do Holandën, voto kundër këtyre.’

Një prezencë e madhe e policisë gjendej në parkun kryesor të qytetit, të cilët paralajmëruan se ishte kaluar numri i qytetarëve të lejuar.

Por qindra qytetarë të tjerë vazhdonin t’i bashkoheshin protestës dhe autoritetet nisën arrestime madje dhe keqtrajtime sipas disa mediave, duke përdorur qentë e sulmit dhe shkopinjtë e gomës.

Protesta ishte përgjithësisht paqësore por policia tha se kishte arrestuar vetëm një burrë që kishte goditur me shkop një oficer policie.

Trenat drejt Hagës ishin ndaluar për të penguar qe njerëzit t’i bashkoheshin protestës.

Disa demonstrata më të vogla janë zhvilluar në kryeqytetin Amsterdam javët e fundit, ku qindra qytetarë kanë protestuar kundër mbylljes së bareve e restoranteve që prej fundit të vitit të shkuar.

Ndërkohë liderët e partive në fushatë kërkonin mbështetjen e votuesve të pavendosur.

Kreu kristian-demokrat Wopke Hoekstra tha se do të preferonte të vazhdonte të qeveriste në koalicion me Rutte.

Edhe Rutte tha se kristian-demokratët janë partneri natyral i partisë së tij konservatore ‘Liri e Demorkaci’.

FOTO GALERI
2/16

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA