Kisha katolike nuk do të japë ‘bekimin’ për unionet mes personave të sekseve të njëjta

15/03/2021 21:54
Sot Papa Françesku pranoi përgjigjen e dhënë nga zyra e politikave

Kisha katolike nuk ka fuqinë për të dhënë bekimin në ceremonitë e martesave të të njëjtit seks, ka thënë sot zyra e Vatikanit përgjegjëse për doktrinën fetare.

Zyra e njohur si “Kongregacini i Doktrinës së Besimit” ka thënë se është e pamundur që Zoti të bekojë mëkatin, edhe pse ofroi disa komente për “elemente pozitive” në martesat e të njëjtit seks.

Në tetor Papa Françesku kishte thënë se besonte se çiftet e të njëjtit seks duhet të lejohen të ketë “bashkime civile të njohura”.

Sipas traditës së Kishës Katolike, bekimi i një martese jepet nga prifti ose përfaqësues të tjerë të saj, në emër të Kishës.

Sot Papa Françesku pranoi përgjigjen e dhënë nga zyra e politikave, duke thënë se kjo “nuk ka si qëllim të jetë një formë diskriminimi, por një kujtesë për të vërtetën e riteve liturgjike”.

Disa konstitucione katolike, duke përfshirë dhe ato në Gjermani e SHBA, kishin nisur të jepnin bekimet e tyre për çifte të të njëjtit seks, si një mënyrë për të afruar homoseksualët të katolicizmi, raporton agjencia Reuters.

Dhe përgjigja e sotme zyrtare ishte në fakt ndaj pyetjes së ngritur nga gazetarët: “A ka fuqinë Kisha Katolike të japë bekimin për unionet e personave të të njëjtit seks”, e cila mori përgjigjen konçize: “Negative”.

Zyra theksoi se martesa mes burrit dhe gruas është bashkimi i shenjtë dhe si rrjedhim kjo nuk mund të jepet edhe për bashkimet e të njëjtit seks.

FOTO GALERI
1/3
Zyra e njohur si “Kongregacini i Doktrinës së Besimit” ka thënë se është e pamundur që Zoti të bekojë mëkatin

Top Channel