Sezoni i ri i “Portokalli”/ Ndryshime në drejtim, regji e prezantim. Edicioni i 35 nis sonte me shumë surpriza

14/03/2021 12:20

Portokalli fillon sezonin në ekranin e Top Channel, dhe këtë herë me ndyshime të rëndësishme.

Drejtimi i spektaklit të humorit I është besuar Filip Cakullit, regjia skenike do të bëhet nga Bledar Laco dhe ajo televizive nga Redi Treni. Moderimi po ashtu ka një imazh të ri. Fjoralba Ponari do të qëndrojë krah Salsano Rrapit. E gjithçka tjetër do të mbajë markën “portokalli” megjith eksperiencën e saj ndër vite. Në këtë edicion të  35 priten shumë surpriza.

Krahas ashtu sic e quajnë ata “gjakut të ri”, ka edhe “veteranë”, siç janë skenaristët.

Rolet ngelet po ato që publiku i njeh dhe I duartroket prej vitesh, por edhe personazhe të rinj, do shpalosen shumë shpejt.

Nga kjo e dielë, Portokalli çel teatrin e saj. Skenën më të dashur për të gjithë, si gjithmonë në Top Channel.

Top Channel