Gati çdo ditë ndodh që nga aksidente, sëmundje akute apo helmime, shumë persona vuajnë ose humbasin edhe jetën, për shkak se njerëzit që rastësisht mund të ndodhen pranë tyre, nuk dinë si të japin ndihmën e parë.
A e dini se cilat janë urgjencat madhore shëndetësore që rrezikojnë jetën e një njeriu?
A dimë ne të japim ndihmën e duhur në rastet e situatave të urgjencave mjekësore?
Të dish si të japësh ndihmën e parë, në shumë raste është jetike për ata që pësojnë aksidente. Gjithashtu e rëndësishme është edhe të mësosh të tjerët ta japin atë, gjithmonë me misionin për të shpëtuar jetë njerëzore.
Shpeshherë ndodh që ne ta komplikojmë vetë edhe më shumë situatën me gabimet që mund të bëjmë teksa tentojmë të ndihmojmë një person në rast të një emergjence shëndetësore.
Në emisionin “Hipokrati” sot do të flitet edhe se cilat janë ato veprime që nuk duhet të kryejmë në rastet e ngjarjeve të tilla të papritura dhe që mund të vënë në rrezik vetë jetën e njeriut.
Sa rëndësi ka kualifikimi i personelit shëndetësor që jep ndihmën e parë mjekësore?
Gjithçka në Hipokrati!
Sonte, ora 17:00!
Top Channel!
Top Channel