Siguria kibernetike bllokon një pjesë të faqeve në internet nga një alarm global, mund të prekë edhe shërbimet qeveritare
Policia në Spanjë ka sekuestruar sot një nëndetëse të krijuar në mënyrë artizanale, e aftë të transportojë deri në 2 ton droga.
Mjeti nëntë metra i gjatë, i lyer në blu, u zbulua në një magazinë industriale në qytetin jugor të Málaga.
Kapja ishte pjesë e një operacioni të përbashkët me pesë shtete të tjera dhe me agjencinë evropiane Europol.
Policia tha se 52 njerëz u arrestuan në të gjithë Spanjën dhe një masë e madhe kokaine e hashashi i sekuestrua.
Autoritetet shkatërruan gjithashtu një laborator të improvizuar drogash. Policia beson se nëndetësja prej druri dhe fibrash plastike po bëhej gati për trafikimin e drogave, por nuk ishte përdorur ende për herë të parë.
Edhe në vitin 2019 një nëndetëse e ngarkuar me më shumë se 2000 kg kokainë u kap në veriperëndim të Spanjës kur mjeti ngeci në cekësirë. Dy njerëz u arrestuan në të.
Nëndetëset artizanale janë kthyer një transportin e preferuar të trafikantëve për kalimin e drogave nga Amerika Latine në SHBA.
Top Channel