Lemza gjatë Covid 19/ Mjekët flasin për rastet kur ka qenë problematike

13/03/2021 12:16

Është vërtetuar shkencërisht, që Covidi shfaqet me mbi 80 simptoma tek njerëz të ndryshëm.

Jo rrallë hasim edhe persona që shprehen, se ndërsa kalojnë Covidin, u shfaqet lemza, që I mban nga 24 orë e deri me ditë të tëra. Por a është lemza simptomë e Covid 19-tës?

Bruna Shiroka: Lemza është një element i shfaqjes gjatë ecurisë së sëmundjes, sidomos kur ka një prekje pulmonare. Dhe mendohet që mund të ketë lidhje përdorimi i preparatëve Kortikosteroidë.

Pra, lemza nuk është element i shfaqjes së Covidit, pra nuk do të thotë që ke lemzë dhe është Covid.

Dhe realisht ulja graduale e dozave të kortizonikëve, sigurisht duke parë edhe kursin e sëmundjes, është shoqëruar edhe me lehtësimin gradual të këtij elementi, lemzës.

Lemzën e kemi hasur kryesisht gjatë muajve shtator-tetor të vitit të shkuar. Pacientë që deklaronin prezencën e lemzës ishin shumë, por ata që e kishin jashtëzakonisht shqetësuese ishin të paktë. Nga komunikimet telefonike kemi patur pacientë, që ankoheshin për lemzë 24 orë pa ndërprerje.

Është shumë sfilitëse faktikisht, sidomos për një pacient, që ka problem të mushkërive. Edhe me ditë madje ka zgjatur lemza, por sigurisht neve na është dashur të ndërhyjmë dhe kemi bërë uljen graduale të shprehjes së lemzës.

Tashmë edhe ne jemi më mirë të orientuar për mënyrën e vlerësimit, trajtimit, ndjekjes deri në përmirësim të pacientit.

Unë e kalova Covidin, me simptoma të lehta. Kisha kollë, por temperaturë nuk kisha. Për 2-3 ditë i pata këto simptoma. Lemzë nuk kisha.

Unë e pata me ftohje të vjetër, temperaturë, djersë, këputje. Këto zgjatën për 2-3 javë.

Mua nuk më ka rënë Covidi, edhe familjes sime, shyqyr Zotit jo. Kam dëgjuar lloj lloj simptomash, por për lemzë nuk kisha dëgjuar”, thonë qytetarët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA