‘Kthejnë’ jetën në Times Square/ Artistët dalin në rrugë pas mbylljes së Broadway

13/03/2021 15:52

Komuniteti teatror është rikthyer në Times Square për të shënuar 1 vjetorin e mbylljes së Broadway për shkak të pandemisë.

Përmes këngës, kërcimit e recitimit, ata deshën t’i thonë botës: Ne do të kthehemi, pavarësisht të gjithave!

Skenat ikonike dhe hollet muzikore të New Yorkut pritet të rihapen me kapacitet të kufizuar në datën 2 prill. Me disa teatro që çelin dyert nga fund ii javës së ardhshme, qyteti shumë shpejt pret të shijojë përsëri artin e performancës.

Në salla do të ketë maksimumi 100 persona; mbajtja e maskave dhe distancimi social do të jenë të detyruara. Ndërsa në ambientet e hapura do të lejohen të qëndrojnë deri në 200 vetë. Me kapacitete të tilla, produksione të rëndësishme të Broadway si “Frozen” or “The Lion King” nuk do të mund të jetësohen, thotë zëdhënësja Martine Sainvil për AFP.

Por ajo shton se edhe përmes disa shfaqjeve të tjera, edhe pse të reduktuara në numër, do të arrijnë sërish ta bëjnë publikun të shijojë atë që i ka munguar gjatë këtyre muajve të gjatë e të errët të pandemisë. Lajmi për këtë dritë të shumëpritur jeshile vjen në kohën kur në shtetin e Nju Jorkut, si numri i rasteve të reja me Covid, ashtu dhe ai i shtrimeve në spital, është në rënie.

Top Channel