Kina nis sistemin e ‘krediteve sociale’/ Qytetarët ‘më të mirë’ lejohen të parët në tren (fotot)

13/03/2021 15:52

Pasagjerët e trenit në Pekin me kredite “të mira” sociale, do të lejohen në mjetet e transportit përpara qytetarëve “më pak të civilizuar”, sipas një sistemi të ri organizimi shoqeror që është quajtur ‘i frikshëm’ nga kritikët, shkruan britanikja “TheSun”.

Skena e re i jep “kalim të shpejtë” në kontrollet e sigurisë dhe të transporteve, atyre që kanë pikaverazh të mirë, teksa zyrtarët përpiqen të zhvillojnë një “kod sjelljeje” që njerëzit të ndjekin për të marrë shërbime të veçanta.

Sistemi është i ngjashëm me mjete ekstreme të kontrollit të para në filmat e fanta-shkencës, dhe teknologjia e njohjes së fytyrës është nga aspektet kryesore të kualifikimit të qytetarëve.

Xie Yongjiang, e Universitetit të Pekin, tha se sistemi përpiqet të nxisë besimin social dhe të përmirësojë qeverisjen.

Sipas raportimeve një sistem i ngjashëm kreditesh sociale është vendosur në fuqi në qytetin e Guangzhou, me një popullatë prej 15 milionë banorësh që prej vitit 2018.

Kina ka njoftuar për krijimin e skemës kombëtare të krediteve që prej vitit 2014 – për të klasifikuar qytetarët bazuar në sjelljen e tyre.

Idea parashikon që qytetarët “që sillen mirë” të marrin avantazh për shërbim më të mirë dhe ulje në dyqane.

Kështu qytetarët me “kredit të ulët shoqëror” do të kenë më shumë probleme për të marrë kredi apo për të futur fëmijët shkollë, si dhe në përdorimin e trenave e avionëve.

Kritikët thonë se sistemi nuk ka transparencë dhe se autoritetet mund ta përdorin atë kundër aktivistëve apo kundërshtarëve politikë.

FOTO GALERI
1/3
Sistemi është i ngjashëm me mjete ekstreme të kontrollit të para në filmat e fanta-shkencës

Top Channel