Reali i Madridit mposht me përmbysje Elchen dhe mban gjallë ato pak shpresa për titull.

Skuadra e Zinedine Zidane u ngjit përkohësisht e dyta në La Liga falë suksesit 2-1 që erdhi vetëm në minutat e fundit.

Ishin miqtë nga Elche që kaluan të parët në avantazh teksa zhbllokuan shifrat në minutën e 61-të me Calvon që goditi bukur me kokë pas një harkimi nga këndi duke mposhtur Thibaut Courtois.

Por t’i dhënë tre pikët Realit mendoi Karim Benzema që realizoi dy herë me golin e tre pikëve që erdhi vetëm në miniutën e 91-të.

Top Channel