Aksidenti në rrugën Rusan- Delvinë, arrestohet 49-vjeçari

13/03/2021 10:06

Një 49-vjeçar është vënë nën prangat e policisë, pasi në datën 12 mars të këtij viti, në rrugën Rusan-Delvinë ka aksidentuar shtetasin A. H., 37 vjeç, i cili udhëtonte me një motomjet.

Fatmirësisht 37-vjeçari i dëmtuar ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë/ Sarandë

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. N., 49 vjeç, banues në Rubik, Mirditë, pasi në datën 12.03.2021, në rrugën Rusan- Delvinë, duke drejtuar mjetin ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin A. H., 37 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel