WSJ: Izraeli ka sulmuar dhjetra anije me naftë ose armë iraniane dy vitet e fundit (fotot)

12/03/2021 19:28
Transportuesja izraelite Helios Ray, e demtuar nga nje shperthim ne Gjirin e Oman

Sulmet e pakonfirmuara sugjerojnë hapjen e një fronti të ri klandestin lufte, mes dy armiqve të betuar.

E përditshmja amerikane Wall Street Journal shkruante sot se Izraeli ka goditur me raketa e mina të paktën 12 anije që lundronin drejt Sirisë, shumica e të cilave me naftë iraniane, duke cituar amerikanë dhe të rajonit të Lindjes së Mesme.

Shumica e sulmeve ka përfshirë mina detare të vendosura në Detin e Kuq dhe zona të tjera të rajonit dhe nëse zhvillimet konfirmohen, ky është një front i ri gjysmë-klandestin lufte mes armiqve të betuar Izraeli dhe Irani.

Ndërkohë Izraeli ka kryer dhjetra sulme ajrore ndaj forcave iraniane dhe aleatëve të tyre në Sirinë fqinje, ndërsa për sulmet detare nuk është shprehur.

Edhe kësaj here zyrtarët e Tel Aviv nuk kanë konfirmuar apo mohuar raportimet e Wall Street Journal.

Kjo e fundit shkruan se sulmet detare kërkojnë të bllokojnë zhvendosjen e armëve iraniane në rajon, ndërsa goditjet ndaj çisternave të naftës bëhen prej shqetësimeve se fitimet mund të financojnë ekstremizmin në Lindjen e Mesme.

Zhvillimi vjen pas dy incidenteve me çisterna nafte që kanë shkaktuar ndotje të rëndë ambjentale në ujërat pranë brigjeve të Izraelit dhe Libanit, dhe besohet se është kundërpërgjigja e Iranit ndaj Izraelit duke sulmuar një çisternë të këtij të fundit.

Muajin e kaluar shpërtheu çisterna Helios Ray në pronësi të Izraelit  teksa lundronte në Gjirin e Omanit, për të cilën Benjamin Netanyahu fajësoi menjëherë Iranin.

Izraeli ka njoftuar një rrjedhje masive nafte në brigjet e tij të shkaktuar nga një çisternë iraniane që lundronte drejt Sirisë.

Ministri izraelit i mjedisit Gila Gamliel, e quajti zhvillimin “terrorizëm mjedisor” por zyrtarë të tjerë e quajtën atë vetëm një rrjedhje.

Izraeli i koordinon të gjitha aktivitete e tij ushtarake me aleatin e ngushtë SHBA, por duket më hezitues ndaj administratës së re të Joe Biden, i cili ka thënë se do të punojë për rikthimin e marrëveshjes ndërkombëtare bërthamore me Iranin, e cila është shkatërruar nga Donald Trump.

Izraeli ka kryer gjithashtu ‘aventurën ushtarake’ të vrasjes së krye-studiuesit bërthamor të Iranin brenda në Teheran në fund të vitit që shkoi, me mjete të sofistikuara të komanduara në distancë.

FOTO GALERI
1/3
Cisterne iraniane e demtuar

Top Channel