Një nga ikonat e muzikës greke/ Kush ishte Giorgos Mazonakis që prej vitesh pushtoi skenën, këngët që shënjuan karrierën e tij 09/09 17:48
Kënga e Bjellorusisë është refuzuar nga organizatorët e Eurovision për shkak të tekstit që është konsideruar fyes.
Teksti i këngës “Unë do të mësoj ty” thuhet se ka përmbajtje politike dhe përqesh demonstrimet kundër presidentit bjellorus Aleksandër Lukashenko.
Kënga është e realizuar nga grupi me pesë anëtarë, Galasy ZMesta dhe u zgjodh nga transmetuesi kombëtar i Bjellorusisë për të konkurruar në Holandë në maj.
Sipas Guardian, Galasy ZMesta kanë qenë mbështetës të zëshëm të regjimit të Lukashenkos, duke shkruar në faqen e tyre të internetit se ata nuk mund të qëndrojnë indiferentë ndërsa protestuesit po përpiqeshin të prishnin vendin ‘që ne e duam dhe në të cilin jetojmë.
Top Channel