Terroristët e Brukselit kishin vrarë të moshuarin në rrugë, si provë para sulmit (fotot)

12/03/2021 18:18
Ibrahim El-Bakraoui (djathtas) dhe i vellai Khalid

Dy vëllezërit që kryen sulmet vetëvrasëse me bombë në Bruksel, kishin vrarë një të moshuar të panjohur të zonës, për të parë sesi ishte vrasja, shkruanin sot mediat belge.

Ibrahim El-Bakraoui hodhi veten në erë në aeroportin e Zaventem në 2016, duke vrarë 11 njerëz. ndërsa vëllaii tij Khalid la 20 të tjerë të vdekur në një stacion metroje.

Dyshja u kishte treguar atentatorëve të tjerë para sulmeve, se kishin vrarë 76 vjeçarin Paul-André Vanderperren, në rrugë pa e njohur, shkruan e përditshmja De Morgen.

Vanderperren është vrarë në 2014.

Ai u qëllua me armë teksa kthehej në shtëpi nga një kafene pasi kishte ndjekur një ndeshje të klubit të preferuar Anderlecht një mbrëmje të diele. Vdekja e tij nuk është zbardhur nga policia.

Prokurorët e Brukselit po kërkonin për dëshmitarë të ngjarjes së majit 2018 për të zbuluar vrasësit e tij, por kanë thënë së fundmi se kanë mbyllur çeshtjen në tetor 2020.

E veja e Vanderperren tha për De Morgen se avokatët e kishin njoftuar se vëllezërit Bakraoui ishte thujase e sigurtë që kishin lidhje me krimin. “Unë kam ende shumë pyetje por është gjithsesi një lehtësim”, kishte thënë gruaja.

Detajet e vrasjes së mundshme kanë dalë në dritë pas marrjes në pyetje të dy sulmuesve të mbijetuar, Mohamed Abrini e Osama Krayem. Dyshja është mes 10 njerëzve që po merren në pyetje për gjyqin e vitit që vjen. Mes tyre është dhe Salah Abdeslam, i akuzuar për pjesëmarrje edhe në sulmet e vitit 2015 në Paris.

Sipas dokumenteve të marrjes në pyetje, Krayem u tha hetuesve në dhjetor 2016, nëntë muaj pas sulemve me bombë, se “Khalid më tha se ai dhe Ibrahim kishin qëlluar dikë për vdekje në rrugë”.

Në qershor 2018 Krayem tha se “Khalid shpjegonte se ishte një person i moshuar dhe se ata e kishin vrarë për të testuar sesi ishte të vrisje dikë”.

Krayem, musliman me kombësi suedeze, ishte kapur nga kamerat e sigurisë me Khalid el-Bakraoui pak para se sulmuesi i stacionit të metrosë të hidhte veten në erë.

Komentet e tij konsiderohen si “fjalë goje” dhe rasti nuk pritet të rihapet pasi të dyshuarit kanë vdekur.

FOTO GALERI
2/7
Ibrahim El-Bakraoui hodhi veten në erë në aeroportin e Zaventem në 2016, duke vrarë 11 njerëz

Top Channel