Policia zbuloi nëndetësen e parë për transportimin e drogës të prodhuar në Spanjë

12/03/2021 22:11

Policia spanjolle tha se ka kapur për herë të parë një nëndetëse të përdorur për të transportuar lëndë narkotike të prodhuar në Spanjë.

Si pjesë e një operacioni masiv kundër drogës që çoi në 52 arrestime, policia zbuloi anijen “artizanale” që zhytet deri në gjysmë që po ndërtohej në qytetin spanjoll Malaga.

Nëndetësja është e aftë të mbajë 2,2 tonë lëndë narkotike. Është gati 9 metra e gjatë, 3 metra e gjerë dhe 3 metra e thellë.

Rafael Pérez, kreu i Policisë Kombëtare të Spanjës, e përshkroi atë si një “ajsberg”.

“Në ujë mund të shihni vetëm majën e anijes, kapiteni dhe ngarkesa të qëndrojnë nën ujë”, shpjegoi ai, duke shtuar: “Është anija e parë e këtyre karakteristikave që kemi gjetur në Spanjë.”

Nëndetëset për transportimin e lëndëve narkotike u bënë të famshme për herë të parë në vitet 1990 në Kolumbi.

Sipas New York Times, anëtarët e Rojës Bregdetare të SHBA-së i kishin dhënë pseudonim një nëndetëseje të këtillë të zbuluar në fillim të viteve 2000 me nofkën “Bigfoot” sepse kishin dëgjuar thashetheme të shumta për nëndetësen, por nuk kishin qenë në gjendje ta shihnin atë.

Nëndetëset për transportimin e lëndëve narkotike janë të vështira për t’u zbuluar nga ana vizuale, nga radari, hidrolokatori ose sistemet infra të kuqe.

Në vitin 2019, nëndetësja e parë e transportimit të drogës e zbuluar në Evropë ishte e vendosur në brigjet e Spanjës.

Në vitin 2020, autoritetet e policisë spanjolle gjithashtu shkatërruan nëndetësen e parë të transportimit të drogës e cila ishte duke bërë një udhëtim trans-Atlantik.

Ky zbulim i fundit është një shenjë tjetër se trafikantët ndërkombëtarë të drogës të lidhur me Evropën po sofistikohen gjithnjë e më shumë në përpjekjet e tyre për të qenë një hap para policisë./AA/

Top Channel