Pilotët demonstrues…ata që tregojnë ‘fuqinë’ e francezit Rafale

12/03/2021 18:16

Shpejtësia varion nga 180 në 1 mijë kilometra në orë, në një lartësi nga 30 metra deri në 1 mijë metra. Dhe bëhet fjalë për një fluturim maksimumi 10 minutësh gjatë të cilit trupi i nënshtrohet një force ekstreme që shkon deri në 9G.

Në moshën 40-vjeçare, kapiteni Zherom Thoul, është i vetmi pilot që demonstron avionin luftarak francez “Rafale” dhe kapacitetet e tij, në panairet e fluturimit në Francë dhe në të gjithë botën. Dy ose tre herë në javë, ai ushtrohet në bazën ajrore Saint Dizier, bashkë me trajnerin e tij, edhe ai vetë një ish-pilot demonstrues i avionëve Rafale.

Për Thoul, që në fluturim ka epitetin Schuss, bëhet fjalë për një sipërmarrje të vështirë, por me praktikë, arrihet gjithçka…

Është diçka shumë intensive, thotë ai , në njërën anë duhet të jesh shumë i fokusuar, por në anën tjetër duhet të përballesh edhe me një forcë të madhe që fizikisht kërkon shumë kontraktime. Sidoqoftë, flitet këtu për asin e forcës ajrore franceze dhe pilotët thonë se janë shumë krenarë që e drejtojnë atë. është një avion shumë i fuqishëm, i manovrueshëm, dhe e gjithë kjo e bën të këndshme punën për një pilot.

Top Channel