Nga brejtësit tek gjarpërinjtë… Kafenetë e kafshëve në Shangai, zgjerojnë “ofertën”

12/03/2021 18:24

Harroni kafenetë me qen apo mace. Gama është zgjeruar tani në Shangai, dhe përveç tyre mund të konsumosh një kafe edhe me një kafshë më ekzotike në prehër…

Dhe në ofertë janë thuajse të gjitha speciet, nga rakunët tek derrkucët apo gjarpërinjtë dhe e gjithë kjo vjen ndërsa shqetësimet e ndezura nga pandemia për rreziqet e kalimit të viruseve vdekjeprurëse nga kafshët e egra tek njerëzit, janë të mëdha…

Por, pronarët e këtyre kafeneve thonë se ata janë lindur në kafaz dhe nuk janë më të egra. Nëse kafshë si ato lindin në kafaz dhe lihen të lirë në natyrë, me shumë gjasë nuk munden të mbijetojnë. Ata kanë nevojë për temperaturën dhe lagështinë e duhur, e po ashtu edhe për ushqim. Nuk do të dinin si të ushqeheshin vetë.

Këto kafene, sipas pronarëve, përbëjnë një mundësi të mirë për njerëzit që nuk i njohin shumë prej këtyre kafshëve, që të mësojnë më shumë. P.sh. gjarpërinjtë… shumëkush i mendon si të egër dhe të frikshëm. Por kur vijnë këtu, ata e kuptojnë se ata mund të jenë edhe të adhurueshëm…

Top Channel