“Në gjaknxehtësi e sipër…”/ Nga sherri me Locon tek rikthimi i Teas dhe Beartit, Arjan Konomi sqaron gjithçka

12/03/2021 22:13

Ngjarjet e fundit në “Përputhen” kanë bërë që Arjan Konomi përmes një videoje të publikuar në Instagram, të sqarojë qëndrimin e tij dhe të emisionit duke iu përgjigjur kritikave të publikut.

Fillimisht Arjani i adresohet çështjes së Elvisit, i cili u largua dje nga “Përputhen”, pas sherrit për një foto me litar që ai kishte postuar. Arjani shprehet se ai në emision ka rolin e një prindi dhe sigurisht që do të ndërhynte për t’i ‘tërhequr veshin’ njërit e për të mbrojtur tjetrin. Më pas opinionisti i përgjigjet kritikave për faktin që Tea dhe Bearti u ftuan në emision, pavarësisht ngjarjes së bujshme që ndodhi në fund të janarit.

Arjani shprehet se personazhet në emision që bëjnë gabime, nuk persekutohen, por i jepet një mundësi.

“Dua të sqaroj me ju dy situata të rëndësishme. Një ka të bëjë me debatet që janë bërë gjatë këtyre ditëve të fundit dhe për të cilat kam marrë kritika, ofendime nga të rinjtë në lidhje me debatin që është bërë me Locon. Dua të shpjegoj edhe pozicionin tim. Në gjaknxehtësi e sipër, kur dëgjon një vajzë që të thërret Arjan më ndihmo dhe një djalë që nuk po i kërkon falje, asnjë nuk e kupton nëse nuk ndodhesh vetë në atë situatë.

Ajo që mua më acaroi është se prisja që pas atij debati, ata të dy të ishin takuar, të ishin sqaruar dhe jo të ishte përkeqësuar zënka akoma më shumë. Në një farë mënyre, unë aty jam si një prind që ka disa fëmijë. Këtë situatë ja kam shpjeguar edhe vetë Locos dhe nuk është një person për t’u bërë kurban, pavarësisht se mesazhet janë të forta dhe ne nuk duhet të lejojmë këto mesazhe të cilat mund të dëmtojnë atë çfarë jepet në televizion. Kam shumë ankesa pse merrni këtë ose atë në televizion, pse i dhatë këtë rol këtij personazhi.

Në emisionin tonë ka pasur shumë personazhe që janë pezulluar, përjashtuar, larguar. Normalisht nuk duhet të japim dhënien e mesazheve negative, por ne këta persona nuk i persekutojmë. Fakti që i marrim dhe i ftojmë në emisione të ndryshme, do të thotë se kemi rolin e prindit, nuk do t’i persekutojmë. Rëndësi ka kur njerëzit kuptojnë gabimet. Të jemi një shembull tolerance dhe jo persekutimi”, shprehet Arjani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA