Presidenti i Republikës, Ilir Meta u përfshi sot në një konflikt, në amientet e FRD-së, që nisi pasi anëtarët e kësaj partie, nuk pranonin të lironin zyrat më kërkesë të bashkisë Tiranë.

Në një shkresë të bashkisë, thuhet se ata duhet të dalin pasi ndërtesa është e amortizuar.  “Dilni përjashta , mos krijoni probleme, kaq po ju them. Do ju çoj në burg me duart e mia, kaq po ju them”, u ka thënë presidenti Ilir Meta punonjësve të policisë, ku nuk kanë munguar të bërtiturat dhe ofendimet.

Për këtë çështje u diskutua në Top Talk, midis analistit, Ilir Yzeiri dhe Florida Kërpaçit nga lëvizja Socialiste për Integrimet. Nuk munguan debatet midis të ftuarve.

Sipas analistit, prania e presidenhtit në këtë ngjarje nuk ishte aspak e nevojshme. “Ç’punë ka presidenti i Republikës. Është një ngjarje që më bën për të qeshur. Situatat tragjike pjellin dhe ngjarje e personazhe tragjike. Komediani i madh, Ilir Meta është president, nuk është një nga anëtarët e asaj partie. Kompetencat e presidentit janë të përcaktuara me ligj”.

Ne jemi në një shtet jonormal ku nuk funksionon ligji, ku çdo gjë është transformuar në anë të kundërt, kështu që nuk mund të kemi sjellje normale, ajo është një letër pa vlerë, nuk ka as vulë, nuk ka asgjë”, kundërshton Kërpaçi.

Mua nuk më intereson çfarë ndodh me FRD-në, mua më intereson ky personazhi tragjik që del atje në skenë dhe që quhet Ilir Meta”, thotë analisti.

Si nuk ju intereson se çfarë ndodh me FRD-në, ajo që ndodh atje është ajo që po ndodh në këtë vend. Nuk ka shtet, shteti është bërë zaptues dhe Meta patjetër që do të dalë në mbrojtje, Meta ka qenë gjithnjë në mbrojtje të kushtetutës”, shprehet Kërpaçi.

Nuk po i hyj fare a ka të drejtë FRD-ja apo bashkia, ç’do Ilir Meta aty, është president i vendit, është president i të gjithëve, nuk është roje parkingu. Nëse e mban veten për rojtar parkingu, në rregull. Nuk është presidenti që do ta rregullojë këtë vend dhe nuk janë ato forca politike që mbështet presidenti që mund ta rregullojnë këtë vend”, shton Yzeiri.

Florida Kërpaçi e argumenton incidentit si një reagim të nevojshmë për situatën ku ndodhemi.“Ky është një moment reagimi. Kur FRD-ja ishte në koalicion me Rilindjen, Erjon Veliaj nuk u kujtua që t’ia merrte zyrën, ndërsa sot që bëri koalicion me opozitën ai u kujtua që duhet t’ia marrë zyrën. Ky është një vendim banditesk. Kjo është frika e tyre, se erdhi fushata dhe nuk ia dalin dot me njerëzit sepse u ka rritur taksat dhe u ka vështirësuar koston e jetesës. Veliaj ka frikë për t’u përballur me qytetarët dhe këto janë format që ai përdor, siç ndodhi me teatrin, me bnorët e Kombinatit. Ky është model i njerëzve që qeverisin me dhunën dhe nuk janë në krahun e qytetarëve”.

Top Channel