Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar Silva Heijneman, e cila rrëfeu për herë të parë përballjen e mundimshme me Covid 19.

Prej nisjes së intervistës Silva u përlot, tha se ka reflektuar dhe se e konsideron një jetë të dytë këtë që po jeton tani.

“Unë isha shumë rëndë. Shanset për të jetuar ishin 18-25 %, edhe pse mjekët më thanë 35 % për të mos u shqetësuar.

Në fillim luftova, por në të gdhirë të datës 18 u dorëzova dhe kisha dëshirë të vdisja.

Ula fëmijët në gjunjë dhe iu thashë “unë po iki”. S’ lejova as të më jepnin përqafimin e fundit. Bëra gati dhe testamentin”, tha mes lotësh ajo.

Fatmirësisht pas shumë ditëve në terapi intensive, ajo ia doli të shpëtonte nga rreziku për jetën.

Teksa Bieta e pyeti për faturën e gjithë kurimit, Silva tregoi se vlera totale e shpenzimeve kishte kaluar mbi 7 mijë euro.

Top Channel