Adhuruesi rus i ‘Star Wars’ ndërton kopjen mahnitëse të anijes hapësinore ‘Mandalorian’

12/03/2021 21:46

Një adhurues i serialit të famshëm amerikan të luftës së yjeve ‘Star Wars’ në Rusi, ka ndërtuar një kopje të saktë të anijes fiktive luftarake hapësinore Mandalorian, duke e vendosur atë në parkun e zonës së tij rezidenciale.

Krijuesi i modelit Ayaal Fedorov, thotë se modeli i tij është 15 metra i gjatë, 4 metra i gjerë dhe peshon më shumë se 1 ton.

Ai thotë se ndërtimi i modelit kërkoi më shumë se një vit.

Luftanija hapësinore funksionon me bateri për ndriçimin dhe lëvizjen e disa pjesëve të saj.

Por i ftohti e acartë i rajonit rus të Jakutisë nuk lejon ndërtuesit të instalojnë baterinë pasi temperaturat bien deri në minus 33 grade.

Ai tregon se njerëzit fillimisht ishin skeptikë për projektin por pas përfundimit të tij admirues të shumtë përgëzuan Fedorov.

FOTO GALERI
2/3
Kopja e fansit ne Siberi

Top Channel