Një video tronditëse e kamerave të sigurisë tregon punonjësin e një dyqani makinash që mbahet pas kofanos së një BMW-je teksa vjedhësi që hiqej si klient niset me të me më shumë se 100km/orë.
23 vjeçari Moe Al Kaissy, shihet që mbahet dëshpërimisht në fshirëset e xhamave teksa banditi e merr me vete për ‘xhiron e terrorit’ duke kaluar nëpër semaforë të kuq në një qytezë të Kanadasë.
I riu mbahet për më shumë se 1km para se të bjerë duke u rrokullisur në një autostradë plot me makina.
Policia ndërkohë është duke kërkuar për vjedhësit që janë zhdukur pas grabitjes spektakolare në dyqanin Sport Motors në Ontario, para gjashtë ditësh.
Hajduti i veshur me një kostum elegant, vjen i shoqëruar me dikë tjetër në një makinë, dhe kërkon të shohë nga afër mjetin 2018 BMW M4 me vlerë $50 000.
Punonjësi Moe ndezi makinën për klientin dhe doli me çelësat në dore. Ai po qëndronte përpara makinës kur hajduti hipën në të dhe shkel gazin duke u nisur në drejtim të tij.
Moe tha më pas për mediat: “Unë po i ulërija të ndalonin. Shoferëve të tjerë u thoja të thërrisnin policinë, doja që dikush të bënte diçka.”
Kompania e shitjeve falenderonte punonjesin për guximin e tij.
Top Channel