Rregullatori Europian e konfirmon: AstraZeneca e sigurtë, nuk shkakton sëmundje

11/03/2021 02:12

AstraZeneca ka marrë nga Agjencia Europiane e Barnave një vlerësim tejet të rëndësishëm, i cili duhet të shërbejë për të davaritur çdo dyshim mbi vaksinën britaniko-suedeze.

EMA njoftoi se deri më tani nuk ka dëshmi që ta lidhin përdorimin e kësaj vaksine me sëmundjen e dy personave të vaksinuar në Austri – njëri prej të cilëve vdiq pas marrjes së saj.

Në moment që njëri nga dy të vaksinuarit në fjalë u diagnostikua me Trombozë të shumëfishtë dhe vdiq, ndërsa një tjetër u shtrua në spital me Emboli Pulmonare, autoriteti kombëtar shëndetësor i Austrisë menjëherë ndërhyri dhe pezulloi përdorimin e vaksinës në fjalë. Sipas EMA-s, asgjë nuk tregon se këto episode mund të konsiderohen si efekte anësore të vaksinës.

Astrazeneca vetë insistoi se se të gjitha vaksinat e saj iu nënshtrohen kontrolleve të rrepta dhe nuk thotë se nuk ka regjistruar ndonjë reaksion serioz të lidhur me të. Për të qenë sa më transparente, kompania u shpreh se është në kontakt me autoritetet austriake dhe se do t’i mbështesë plotësisht hetimet.

BE-ja i dha dritën jeshile vaksinës së AstraZeneca-s në fund të janarit, duke thënë se ajo është efektive dhe e sigurt për t’u përdorur. Dy javë më vonë, ajo do të merrte edhe miratimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Top Channel