Rekord infektimesh në Brazil, mbi 2.000 humbje jetësh çdo ditë

11/03/2021 11:53

Brazili ka arritur kulmin e infektimeve me koronavirus dhe numri i vdekjeve arritur rekorde të reja, duke u renditur shteti i dytë pas SHBA-së për rastet fatale.

Ekspertët paralajmërojnë që niveli i transmetimit përkeqësohet nga variante të reja më ngjitëse. Të mërkurën, ish-udhëheqësi Luiz Inácio Lula da Silva ironizoi vendimet e presidentit, Jair Bolsonaro.

Bolsonaro në fillim të kësaj jave u tha njerëzve të mos krijojnë panik. Rritja e rasteve ka vendosur sistemet shëndetësore në shumicën e qyteteve më të mëdha të Brazilit nën presion të madh, me shumë afër kolapsit, paralajmëron qendra kryesore shëndetësore publike e Brazilit Fiocruz.

Margareth Dalcolmo, një mjek dhe studiues në Fiocruz tha se vendi ishte “në momentin më të keq të pandemisë”.

“2021 do të jetë ende një vit shumë i vështirë,” i tha ajo agjencisë së lajmeve AFP. E mërkura në Brazil regjistroi 2.286 vdekje, duke e çuar totalin e tij në 268,370.

Kjo do të thotë që Brazili ka një normë prej 128 vdekjesh për 100.000 banor, i 11-ti më i larti midis 20 vendeve më të prekura në botë. Normat më të larta janë në Republikën Çeke me 208 vdekje për 100,000 njerëz dhe Mbretërinë e Bashkuar me 188 vdekje për 100,000 njerëz, sipas Universitetit Johns Hopkins në SH.B.A.

 

Top Channel