“Nuk jemi familje raciste”/ Reagimi i princit Uilliam pas akuzave shokuese të bëra nga vëllai, Harry dhe gruaja e tij

11/03/2021 20:01

Edhe pse Mbretëresha Elisabetë e Anglisë tha se drama qe ka mbërthyer Monarkinë do zgjidhet privatisht, ka qene ai qe me siguri një dite do jete Mbreti i ardhshëm i Anglisë, nipi i saj Princi Uilliam, qe ka folur per mediat.

Gjate një vizite ne një shkolle ne lindje te Londrës, i pyetur nëse kishte folur me vellain Harryn, i cili bashke me gruan e tij aktoren amerikane Meghan Markell ka bere akuza te renda dhe shokuese per racizëm dhe mos kujdes ndaj çiftit, Princi Uilliam ka thëne se nuk kam folur ende me Harin, por do te flas.

Ne një pyetje te dyte Princi Uillaim deklaroi se “ne nuk jemi absolutisht familje raciste”.

Padyshim Princi Uilliam e ka ditur dhe e ka pritur interesimin e gazetareve dhe duhet te ketë qene i vetëdijshëm se çdo prononcim i tille do ishte lajm kryesor ne mediat britanike dhe jo vetëm. Eshte e qarte, se heshtja nuk do ishte opsioni me i mire per te, perkunder qëndrimit zyrtar te Monarkisë se çështjet brenda gardhit mbretërore do zgjidhen privatisht.

Mbretëresha njoftohet ne shtypin britanik pritet te flas me Princin Harry dhe gruan e tij, çka do shmangte çdo prononcim tjetër te mundshëm te mbretërorëve “planprishes”, dhe do i jepte kohe ndërtimit te urave mes çiftit princëror dhe pjesëtareve te tjerë te familjes.

Marrëdhëniet mes dy vëllezërve dhe grave te tyre mbesin nje hapësire bosh dhe per momentin duket e paimagjinueshme se si dhe sa shpejt do mund te mbushet ky boshllëk mes dy vëllezërve dhe familjeve te tyre respective, pas hedhjes se grantave ne publik.

Top Channel