Debati i puntatës së djeshme mes Antonelës dhe Loco-s për foton që ky i fundit ka publikuar në Instagram me një litar të varur dhe duke iu referuar asaj duket se vazhdoi edhe përtej emisionit.

Antonela zbuloi se Loco e ka kërcënuar në korridore, sipas të cilës, ai i kishte thënë: “ke bërë gabimin më të madh të jetës tënde”.

Antonela më pas iu drejtua në studio Loco-s duke i thënë: “Dëgjo se unë jam femër nuk merrem dot me një mashkull por meqë e do kështu kam njerëz sa të duash në Itali, do e zgjidhim me fis”.

Ndërkohë Loco i hodhi poshtë akuzat se e kishte kërcënuar Antonelën duke i thënë se ishte keqkuptuar.

“Unë i thash ke bërë gabimin më të madh të jetës që më kërcënove mua, sepse nuk më kërcënon dot mua njeri, por kjo e ka keqkuptuar,” tha Loco.

Top Channel