Ka kaluar 1 vit që kur OBSH shpalli COVID-19 “pandemi”

11/03/2021 16:17

Ka kaluar 1 vit që kur koronavirusi i ri (COVID-19) u shpall “pandemi” globale pas fillimit të përhapjes së tij me shpejtësi në të gjithë botën pas shfaqjes në qytetin Wuhan të Kinës, i cili si pasojë mbylli njerëzit në shtëpitë e tyre, goditi ekonomitë dhe që shkaktoi deri më sot mbi 2 milionë e 633 mijë jetë të humbura, shkruan Anadolu Agency (AA).

Bota filloi të fokusohet në zhvillimet lidhur me virusin, pasi COVID-19 që u shndërrua në “pandemi” duke u përhapur në shumë vende dhe rajone të botës nga qyteti Wuhan, duke tejkaluar kufijtë e Azisë dhe pasi filloi të kërcënojë në nivel global shëndetin publik. Masat për vendosjen nën kontroll dhe parandalimin e pandemisë u bënë axhenda kryesore e të gjitha vendeve.

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, më 11 mars 2020 shpalli zyrtarisht “pandemi” COVID-19, duke theksuar se shpejtësia e përhapjes së COVID-19 është në nivel alarmues.

Sipas informacioneve që gazetari i AA-së ka përpiluar nga faqja “Worldometers” e cila publikon të dhëna lidhur me rastet e reja për vendet dhe rajonet COVID-19 ku ai vërehet, bëhet e ditur se 148.678 raste, 68.311 persona u shëruan dhe 4.635 person humbën jetën nga fundi i vitit 2019 kur COVID-19 u shfaq në Kinë dhe deri në ditën kur kreu i OBSH-së, Ghebreyesus e shpalli zyrtarisht “pandemi”.

Bashkë me shfaqjen e virusit në periudhën 1 vjeçare për shkak të pandemisë, me COVID-19 janë prekur 118.723.992 persona, 2.633.965 persona kanë humbur jetën ndërsa janë shëruar 94.312.350 persona të prekur me COVID-19.

“Shumica e rasteve dhe vdekjeve” në SHBA

Pothuajse gjysma e numrit të përgjithshëm të rasteve në botë janë në SHBA, Indi, Brazil, Britani të Madhe dhe Rusi ndërsa pothuajse gjysma e vdekjeve totale janë shënuar sërish në këto vende. Numri i vendeve ku numri i rasteve ka tejkaluar mbi 1 milion ka arritur në 21.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 29.862.124 raste.

Pas SHBA-së radhiten India me 11.285.561 raste, Brazili 11.205.972, Rusia 4.360.823, Britania 4.234.924, Franca me 3.963.165, Spanja 3.178.442, Italia 3.123.368, Turqia 2.821.943, Gjermania 2.532.855, Kolumbia 2.285.960, Argjentina 2.169.694, Meksika 2.144.558, Polonia me 1.849.424, Irani 1.715.162, Afrika e Jugut 1.524.174, Ukraina 1.425.522, Indonezia 1.398.578, Peruja 1.403.722, Çekia 1.365.724 dhe Holanda me 1.133.474 raste.

Po ashtu numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në SHBA, ku gjithsej kanë humbur jetën 542.191 persona.

Vendet pas SHBA-së ku janë shënuar më shumë vdekje janë si më poshtë:

Brazili me 270.917 viktima, Meksika 192.488, India me 158.213, Britania 124.987, Italia 100.811, Rusia 90.734, Franca 89.565, Gjermania 73.276, Spanja 71.961, Irani 60.928, Kolumbia 60.773, Argjentina 53.359, Afrika e Jugut, 51.015, Peruja 48.323, Polonia 46.373, Indonezia 38.049, Turqia 29.227, Ukraina 27.685, Çekia 22.624 dhe Holanda me 15.948 vdekje.

SHBA kryeson edhe në numrin e të shëruarve

Poashtu edhe në numrin e personave të prekur me COVID-19 që janë shëruar më pas kryeson sërish SHBA-ja me 20.640.270 të shëruar.

Në numrin e të shëruarve SHBA-ja pasohet nga India me 10.938.146, Brazili 9.913.739, Rusia 3.959.533, Britania 3.348.489, Spanja 2.823.433, Turqia 2.649.862, Italia 2.535.483, Gjermania 2.337.000, Kolumbia 2.187.473, Argjentina 1.961.640, Meksika 1.685.996, Polonia 1.516.540, Irani 1.464.268, Afrika e Jugut 1.445.979, Peruja 1.294.623, Indonezia 1.224.603, Ukraina 1.210.246, Çekia 1.178.832 dhe Franca me 269.019 të shëruar.

Numri i rasteve në 10 vendet e para sipas normës së popullsisë

Numri i rasteve në 10 vendet e para, përkon me 8.9 për qind të popullsisë në SHBA, me 0.8 për qind në Indi, 5.2 për qind në Brazil, 2.9 për qind në Rusi, 6.2 për qind në Britani, 6 për qind në Francë, 6.7 për qind në Spanjë, 5.17 për qind në Itali, 3.3 për qind në Turqi dhe 3 për qind të popullsisë në Gjermani.

Në punimet e vaksinimit të filluar pas shfaqjes së pandemisë në botë, vaksinat e prodhuara nga Kina, SHBA-ja, Rusia dhe India filluan të injektohen tek personat e prekur nga COVID-19 në kuadër të miratimit të përdorimit emergjent.

Deri më tani më shumë se 300 milionë persona janë vaksinuar kundër COVID-19 në punimet e vaksinimit, të cilat janë shpresa e njerëzimit për të dalë nga pandemia./AA/

Top Channel