“I gjuajte me karrige Shqipes, o shpifësirë”/ Vjen reagimi i ish konkurrentes të ‘Për’Puthen’ pas deklaratës së bujshme të Antonelës

11/03/2021 17:30

Antonela ka shpërthyer në lot dhe akuza në puntatën e djeshme në “Përputhen”, pas disa sulmeve që sipas saj i kanë ardhur nga djemtë.

Gjithçka nisi pas një debati të saj me Locon ku më pas u përfshi edhe Atdheu.

Duke qarë pas fotos që kishte publikuar Loco me një litar të varur ku përfshinte me ironi Antonelën, kjo e fundit e quajti edhe Atdheun të pafytyrë në mënyrën si trajton femrën duke bërë edhe një akuzë mjaft të rëndë ndaj tij, ku tha se ai i ka gjuajtur me karrige Shqipes.

Pas këtyre akuzave ka reaguar Shqipja nëpërmjet një postimi në InstaStory, ku ka treguar se çdo gjë ka kohën e vet dhe se shumë shpejt do të dalin “këta 2 burracakët”.

“Çdo gjë ka kohën e vet…dhe mos më bëni më shumë pyetje, sepse nuk ju kam zhgënjyer asnjëherë. Shumë shpejt do dalin dhe këta 2 burracakët”, ka shkruar ish-konkurrentja.

Kujtojmë se pak ditë më parë, ndërkohë që Atdheu dhe Elvisi sulmonin Antonelën, ka qenë Shqipja ajo që i ka dalë në mbrojtje konkurrentes.

Në një postim në InstaStory, ajo e ka këshilluar Antonelën të mbajë kokën lart, sepse shumë shpejt do të tregojë pafytyrësitë që ka parë.

FOTO GALERI
1/17

Top Channel