Gjykata italiane redukton dënimin e pengmarrësit të modeles: Nuk e bëri për të zhvatur para (fotot)

11/03/2021 15:18

Pengmarrësit të modeles britanike Chloe Ayling, iu reduktua sot dënimi nga një gjykatë italiane apeli, nga 16 në pesë vjet burgim.

Gjykatësi vendosi se dënimi i pengmarrësit Michał Herba duhet të reduktohet pasi akuza është zbutur nga “pengmarrje për arsye zhvatjeje”, në thjesht “pengmarrje”.

Vitin e kaluar edhe vëllait të tij Lukasz iu reduktua dënimi me pesë vjet me argumetimin se kishte vepruar me “dashamirësi” kur e kishte liruar pengun.

Dyshja pretendon vazhdimisht se pengmarrja ishte një “hile publicitare” për të nxitur karrierën e modeles, të cilat janë refuzuar nga gjykatat.

23 vjeçarja Chloe, nga jugu u Londrës, u rrëmbye nga dy vëllezërit kur ajo u paraqit në një takim për një sesion fotografish, dhe u injektua me ketaminë.

Dy polakët e morën peng atë në Milano dhe e çuan me makinë në një fermë të izoluar fshati, duke e mbajtur në një çantë të madhe në korrik 2017.

Të dy u burgosën pas pengmarrjes së modeles që kishte marrë pjesë më parë në programin ‘Celebrity Big Brother’ në Britani.

Në janar gjykata vendosi se Lukasz duhet të kryejë 12 vjet burg në vend të 16 viteve të dhëna fillimisht.

Tashmë gjykata ka reduktuar dhe dënimin e Michal edhe pse ka refuzuar pretendimet se nuk ka droguar vajzën e marrë peng.

Avokatët e tij thonë se Chloe kishte marrë vetë qetësues me bazë ketamine, por pretendimet u refuzuan nga gjykatësi Ichino.

Chloe u përlot në gjykatë në 2019 kur përshkruante sesi u rrëmbye dhe u drogua nga dy burrat e maskuar, të cilët i thanë se ishin pjesë e një bande të quajtur “Vdekja e Zezë” dhe e kërcënonin se do ta shisnin se skllave seksi.

Ata kanë pretenduar se pengmarrja ishte organizuar nga vetë modelja për të nxitur famën dhe karrierën e saj.

Por Chloe tha në gjykatë: “U përpoqa të shpëtoja. Më kishin vënë një dorë në gojë dhe nuk merrja dot frymë. Luftova por nuk rezistoja dot më. Shpejt humba ndjenjat. Kur u zgjova ishte në një vend të mbyllur, në një çantë të madhe të zezë. Gojën e kisha të mbyllur me ngjitëse dhe isha e prangosur në kyçe e kavilje.”

Chloe ndërkohë ka publikuar një ditar të kohës së saj në burgosje, ku përshkruan Lukasz në mënyrë më të favorshme, duke thënë se ai i mësoi si të lunte lojën ‘Battleships’ për të kaluar kohën.

Pasi ishte injektuar me ketamine, ajo është fotografuar gjysmë-pa ndjenja teksa mbahej në fermën pranë Torinos.

Ditën para se të lirohej vajza është kapur nga kamerat duke ecur dorë për dore me Lukasz, çka solli dhe dyshimet se ajo mund të ishte edhe vetë bashkëpunëtore.

Ayling u lirua pas gjashtë ditësh kur Herba e la atë pranë konsullatës britanike në Milano, ku ai u arrestua menjëherë.

Disa prokurorë thonë se Herba është një fantazist që mund të ketë thurur planin e pengmarrjes me qëllim që Ayling të binte në dashuri me të.

FOTO GALERI
1/7
23 vjeçarja Chloe, nga jugu u Londrës, u rrëmbye nga dy vëllezërit polake kur ajo u paraqit në një takim për një sesion fotografish

Top Channel