Fotot/ Provokuese me geta në formë rrjete, Rita Ora i ‘shokon’ të gjithë në eventin e LGBTI në Australi

11/03/2021 10:56

Këngëtarja shqiptare, Rita Ora  është duke qëndruar kohëve të fundit në Sydney të Australisë për sezonin e ri të “The Voice Australia”, ku është përzgjedhur të jetë anëtare e jurisë.

Së fundmi, ajo performoi në paradën e komunitetit LGBTI në Australi, të zhvilluar në një nga stadiumet më të mëdha të Sydneyt.

Ajo u shfaq para fillimit të shfaqjes me një veshje mjaft provokuese, ku ishte me të brendshme dhe geta në formë rrjete në pjesën e poshtme, dhe një bluzë të madhe tyl ngjyrë bojëqielli në pjesën e sipërme.

Së fundmi, Rita vendosi të ndajë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram disa fotografi të reja, të realizuara gjatë mbrëmjes kur performoi në manifestin e komunitetit LGBTI.

“Gati për ta bërë këtë përsëri”, shkroi 30-vjeçarja në mbishkrimin e këtyre fotografive, ku pëlqimet dhe komentet e shumta nga fansat nuk munguan.

Rita gjithashtu është duke shijuar edhe suksesin e mini-albumit të saj më të ri “Bang”, katër këngët e të cilit janë pritur shumë mirë nga publiku.

 

FOTO GALERI
1/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA