Dëbimet nga Gjermania/ Shqiptarët në krye të listës për vitin 2020

11/03/2021 17:04

Nga 10800 shtetas të huaj të kthyer me detyrim nga Gjermania në vitin e kaluar, 1006 ishin shtetas shqiptarë, prej të cilëve 926 janë kthyer në Shqipëri.

Kësisoj Shqipëria renditet e dyta pas Gjeorgjisë (928) në listën e vendeve pritëse të refugjatëve të kthyer me detyrim nga Gjermania. Një gjë e tillë del në pah edhe nga një përgjigje e qeverisë gjermane ndaj grupit parlamentar E Majta në Bundestag, thotë DW.

Gati një e katërta (2626) e të gjitha riatdhesimeve kishin si destination Ballkanin Perëndimor. Në Serbi janë dëbuar 719, në Maqedoninë e Veriut 404, në Kosovë 300, në Bosnje-Hercegovinë 169 e në Mal të Zi 109. Në përgjithësi duhet thënë se numri i të dëbuarve në total, në vitin 2020 ka qenë trefish më i ulët se në vitet e mëparshme. Gati një ndër gjashtë te dëbuarit vitin e kaluar ishte i mitur. Organizatat në mbrojtje të refugjatëve kritikojnë në përgjithësi kthimet e detyruara në zonat me përhapje të lartë të koroanvirusit.

E majta kishte organizuar vitin e kaluar një fushatë kundër dëbimeve në kohë pandemie. Kjo bëri që qeveria t’i ndalte fillimisht dëbimet, deri në mesin e vitit të kaluar. Ato rinisën sërish, me pjesëmarrje të shoqatave ajrore, Lufthansa, Air Berlin dhe Bulgarian Air. Ulla Jelpke, deputete e Majtë, në një deklaratë të në nxjerrë në media e kritikoi politikën e qeverisë dhe kërkon ndryshimin e ligjit për azilkërkuesit e refuzuar dhe të drejtë qëndrimi për personat me Duldung.

Top Channel