Arkeologët mahniten nga rrënoja e pabesueshme e anijes së paprekur në fundin e Detit të Zi (fotot)

11/03/2021 21:56

Arkeologët janë mahnitur së fundmi me zbulimin e një prej rrënojave më të vjetra të  mbytura, e cila besohet se ruan në brendësi thesare të së shkuarës.

Në thellësitë e detit të Zi, kërkuesit kanë gjetur një nga rrënojat më të vjetra të anijeve në botë.

Anija thuajse 2400 vjeçare duket pothuajse e paprekur, megjithse ka qëndruar kaq gjatë në fundin e detit. Studiuesit thonë se gjendja e saj i atribuohet mungesës së oksigjenit në vendndodhje, dhe se barka është gjetur me direkun e saj, me fletët e timonimit dhe stolat e remave thuajse të paprekur, në një thellësi prej pak më shumë se një milje.

Kur një anije bie në fund të detit, arkeologët presin që ajo të copëtohet nga impakti i përplasjes me tokën, duke u thyer në pjesë të shpërndara.

Dr Helen Farr, e Universitetit britanik të Southampton, tha për mediat kur u bë fillimisht zbulimi në 2018: “Në raste si këto ne gjejmë vetëm amfora (vazo vere) në fund të detit, nga analizat e të cilave zbulojmë se në cilat anije kanë qenë. Ndërsa në këtë rast barka është e paprishur dhe ngarkesa eshte ende brenda saj”.

“Është absolutisht e pabesueshme. Një anije e plotë e rënë në anë të saj, me direkun dhe rremat, është dicka që nuk mund të shohësh çdo ditë”.

“Deti i Zi është anoksik, ai nuk ka thuajse fare oksigjen nën thellësinë 150 metra, aty nuk ka asnjë gjallesë apo bakterie që të degradojnë drurin, prandaj mund të gjenden këto rrenoja të hershme të paprekura”.

“Ne si arkeologë jemi të interesuar në atë që rrënoja na tregon për teknologjinë e kohës, tregtinë dhe lëvizjet në rajon”.

Anija është nje prej shumë prej mjeteve tregtare që furnizonin kolonitë greke në brigjet e detit të Zi, dhe është zbuluar rreth 80 km larg qytetit bullgar të Burgas.

Rreth 60 rrënoja të tilla janë gjetur nga kërkuesit gjatë një fushate masive kërkimi në më shumë se 2,000 km/katrorë në fundin e detit, me anë të sistemeve të kamerave të thellësive të komanduara në distancë.

Mes zbulimeve të tjera janë ato të rrënojave të anijeve romake, si dhe ajo e një flote të kozake të shekullit të 17-të.

Profesor John Adams i Universitetit të Southampton shton: “Një anije që mbijeton e pandryshuar nga epoka e botës klasike, është diçka që nuk do ta kisha besuar të mundur. Kjo do të ndryshojnë botëkuptimin tonë për teknikat e ndërtimit të anijeve dhe lundrimit në botën e lashtë”.

FOTO GALERI
3/5
Studiuesit thonë se gjendja e saj i atribuohet mungesës së oksigjenit në vendndodhje, dhe se barka është gjetur me direkun e saj, me fletët e timonimit dhe stolat e remave

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA