Njëri shiste kokainë në karrocë invalidi/ Burgosen dy vëllezërit shqiptarë në Itali

10/03/2021 21:48

Dy vëllezërit shqiptarë të arrestuar për tregtinë e kokainës në parkingun e qendrës tregtare Bennet në San Martino Siccomario u dënuan nga gjykata e Pavias.

Ata u arrestuan gjatë një operacioni të quajtur “Delivery boy”, i kryer në shkurt të vitit të shkuar nga karabinierët në Pavia.

Ata kishin filluar një veprimtari të gjerë dhe të paligjshme në qendër të Pavia. Dënimi parashikon 3 vjet e 4 muaj burgim për O. D, 27-vjeç, dhe 2 vjet e 6 muaj burgim për F. D, 30-vjeç.

Ky i fundit, me aftësi të kufizuara për shkak të një dëmtimi, ishte duke shitur lëndë në një karrocë, ndërsa vëllai i tij përdori një biçikletë për të lëvizur shpejt, të dy menduan që të mos ngjallnin dyshime.

Kërkimet nga policia çuan në zbulimin e 3,990 euro, para të fituara nga shitja e kokainës, si dhe dy telefona që u përdorën për kontakte me klientët.

Top Channel