Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka raportuar 13.215 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), përfshirë 767 pacientë simptomatikë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara me këtë virus në vend në mbi 2.79 milionë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, vendi po ashtu ka regjistruar 64 vdekje të tjera nga koronavirusi, me çka numri i përgjithshëm i vdekjeve ka arritur në 29.094. Rreth 8.106 pacientë të tjerë u shëruar gjatë ditës së fundit nga pandemia, duke shkuar në mbi 2.63 milionë pacientë të shëruar që nga shpërthimi i pandemisë.

Deri më tani, autoritetet shëndetësore kanë kryer mbi 34.26 milionë teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 139.429 teste të kryera brenda ditës së fundit. Shifrat e fundit tregojnë se numri i pacientëve të prekur nga COVID-19 që janë në gjendje kritike aktualisht është 1.239.

Sipas shifrave zyrtare, deri më tani Turqia ka administruar mbi 10 milionë doza të vaksinës kundër koronavirusit. Turqia në muajin janar nisi një fushatë masive të vaksinimit kundër panemisë, ndërsa më 1 mars filloi edhe një normalizim gradual nga kufizimet e koronavirusit.

Që kur u shfaq për herë të parë në Kinë dhjetorin e kaluar, sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, në mbarë botën janë konfirmuar mbi 117 milionë raste të konfirmuara me COVID-19, përfshirë pothuajse 2.6 milionë vdekje dhe mbi 66.2 milionë të shëruar. SHBA, India dhe Brazili mbeten vendet më të prekura nga pandemia në botë./AA

Top Channel