SHBA: Houthi duhet të ndalojë sulmet dhe të fillojë bisedimet

09/03/2021 08:14

SHBA u bëri thirrje rebelëve Houthi të Jemenit të “ndalojnë sulmet dhe të fillojnë negociatat” pas një serie sulmesh gjatë fundjavave në infrastrukturën e naftës së Arabisë Saudite.

Zëdhënësi i Departmentit Amerikan të Shtetit, Ned Price, tha se sulmet “e egra” në qytetet lindore saudite Ras Tanur dhe Dhahran janë “të papranueshme”, si dhe u bëri thirrje rebelëve Houthi të “demonstrojnë gatishmërinë e tyre për t’u përfshirë në një proces politik”.

“Sulmet si këto nuk janë veprime të një grupi që është serioz lidhur me paqen. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të angazhohen seriozisht për një armëpushim, të përfshihen në negociata nën kujdesin e OKB-së në bashkëpunim me të dërguarin tonë të posaçëm, Tim Linderking, i cili, nga ana tjetër, po punon ngushtë me të dërguarin e OKB-së, Martin Griffiths”, u tha gazetarëve Price.

Komentet vijnë vetëm disa orë pasi administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, tha se po eksploron mënyra shtesë që mund të ndihmojnë Arabinë Saudite të shmangë sulmet nga jashtë kufijve të saj.

Spekulimet në lidhje me autorët janë përqendruar kryesisht te rebelët Houthi të Jemenit, të cilët kanë qenë përgjegjës për valët e sulmeve të tilla në të kaluarën.

Por një këshilltar anonim i gjykatës mbretërore saudite, për Wall Street Journal tha se sulmi ndaj qytetit Ran Tanura nuk buroi nga Jemeni, por nga Iraku ose Irani.

Top Channel