Ishte një ndeshje shumë e luftuar ajo mes Chelseas dhe Evertonit në kampionatin anglez por që në fund ishin londinezët ata që arritën të merrnin 3 pikë.

Që me ardhjen e Tyuchel, Chelsea duket një tjetër skuadër në këtë sezon. Blutë e Londrës ruajtën vendin e 4-t edhe pas javës së 28-të të Premier League pasi mposhtën në Stamford Bridge Everton me rezultatin 2-0, duke regjistruar fitoren e 6-të nga 9 takime që ka zhvilluar gjithsej Chelsea me trajnerin gjerman në stol në të cilat ka regjistruar dhe 3 barazime dhe ka pësuar vetëm 2 gola në total.

Ai ndaj Everton ishte një duel i drejtpërdrejtë për zonën Champions të cilin Chelsea e fitoi pastër dhe tashmë numëron 50 pikë në tabelën e renditjes. Pas një fillimi më të mirë nga ana e Everton, blutë e Londrës zhbllokuan rezultatin në minutën e 31-të falë autogolit të Godfrey që devijoi goditjen e talentit gjerman Kai Havertz në portën e mbrojtur nga Pickford.

Dyfishimi i Chelsea-t dhe siguria për të marrë tre pikët në këtë sfidë erdhi vetëm në minutën e 65-të me Jorginhon që ktheu në gol një 11-metërsh. Për t’u përmendur edhe fakti që Kai Havertz iu anulua një gol nga VAR në këtë sfidë për pozicion jashtë loje. Me Tuchel mbrojtja e Chelsea-t është një bunker i vërtetë dhe për këtë meritat shkojnë të gjitha për gjermanin Tuchel.

Top Channel