COVID-19, Parisi nën presion nga mungesa e shtretërve në spitale

09/03/2021 05:05

Agjencia Rajonale Përgjegjëse për Shëndetin (ARS) në rajonin e Parisit, ka dhënë një urdhër të rreptë për spitalet dhe klinikat e zonës për të pezulluar 40% të aktiviteteve të tyre mjekësore-kirurgjikale me qëllim rritjen e numrit të shtretërve të disponueshëm për kujdesin intensiv për pacientët Covid-19.

Kështu deklaroi drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Rajonale Përgjegjëse për Shëndetin, Aurélien Rousseau.

”Me 973 të sëmurë aktualisht në reanimacion për më pak se 1 050 shtretër në dispozicion”, deklaroi ai. ”Ne jemi në një situatë tensioni shumë të fortë”, theksoi Rousseau, intervistuar nga AFP.

”Shpresoj se kufiri i ri i vendosur për 1 577 shtretër do të arrihet javën e ardhshme”, shtoi ai.

Top Channel