Dortmund-Inter, Chivu: Duam të bëjmë një ndeshje të madhe, më pas do të shohim ku do të jemi…
Edinson Cavani mund të largohet nga Manchester United pas vetëm një sezoni në Old Trafford.
El Matador i cili ka shënuar 7 gola në 25 takime në të gjitha kompeticionet me Djajtë e Kuq në këtë sezon, me shumë gjasa do t’i japë lamtumirën Manchester-it në fund të këtij edicioni për t’u transferuar në Amerikën e Jugut.
Gazeta argjentinase Ole raporton se drejtuesit e Boca Juniors kanë nisur kontaktet e para me menaxherin e Cavanit për të bërë të mundur kalimin e bomberit uruguian në Bombonera.
Në kontratën aktuale të Cavanit me Manchester United ekziston mundësia e rinovimit edhe për një tjetër sezon, por dëshira e El Matador është të largohet dhe Boca Juniors është gati t’o ofrojë një kontratë 3-vjeçare edhe pse paga që mund të përfitojë te Boca në 3 vite, Cavani e përfiton në vetëm 1 sezon te United.
Top Channel