Shtigjet në harta digjitale/ Studentët e udhë-rrëfimit turistik në Gjirokastër do t’i përdorin për vizitorët

08/03/2021 12:25

Shtigjet natyrore që përshkohen me këmbë janë mënyra të reja për të eksploruar natyrën në fundjavë.

Studentë të udhë-rrëfimit turistik në Gjirokastër janë duke regjistruar në harta dixhitale shtigje që do të përdorin vetë ata më pas për të guiduar vizitorë. Ata përshkuan këtë fundjavë shtegun drejt parkut arkeologjik të Antigonesë, një nga sitet kryesore të historisë antike dhe natyrës i arritshëm lehtësisht nga qyteti i Gjirokastrës.

” Ishte shumë interesante dhe e bukur. Rruga ishte pak e vështirë sepse ne vendosëm që ta ngjisnim me këmbë por ishte një eksperiencë e mrekullueshme.”

“ I gjithë territori ka shtigje që janë të mundura edhe për ata që nuk kanë eksperiencë në ecje. Presim që të kemi mundësinë të guidojmë shumë vizitorë këtë sezon”

Pandemia e goditi seriozisht sektorin e turizmit dhe një prej profesioneve që ndërpreu tërësisht aktivitetin ishte ai i udhërrëfyesve turistikë.

Shumë guida u detyruan të kërkojnë mundësi punësimi jashtë sektorit.
Këta të rinj që janë në prag të diplomimit megjithatë po punojnë për sezonin dhe shpresojnë që kjo verë t’ju japë një shans për të testuar veten dhe dijet e fituara.

Parku i Antigonesë, siti i Adrianopolit, Melanit, Paleokastrës, shtigjet drejt urave të periudhës së Ali Pashës, kalatë dhe manastiret mesjetare janë mes mundësive të reja të kësaj vere në Gjirokastër.

Përzgjedhja e tyre nga vizitorët përveçse zbavitje është një mundësi për të mbështetur guidat lokale dhe komunitetet që e kanë të lidhur mbijetesën e tyre me turizmin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA