Në zonën kurde të Irakut Papa Françesku bëri thirrje për pajtim mes religjoneve. Në fund të vizitës katër ditore në Irak pati një takim emocional.
Në një ceremoni me simbolikë të veçantë Papa Françesku përkujtoi në veri të Irakut, në Mosul viktimat e luftës. Organizata terroriste „Shteti Islamik” (IS) në qershor 2004 shpalli në këtë qytet „Kalifatin”. Vetëm tre vjet më vonë Mosuli i çlirua duke mbetur me dëmtime të rënda prej luftimeve.
Në sheshin Hosh al-Bieaa në Mossul, epiqendra e shkatërrimit të disa kishave kristiane, dëshmitarë të kohës treguan për përndjekjet dhe dëbimet. Françesku u shpreh i tronditur emocionalisht prej „përvojave të tmerrshme”. „Ka ndodhur „një dëm i pamasë”, tha ai. Myslimanët, kristianët, jezidët – të gjithë janë viktima. „So ne theksojmë megjithatë sërish bindjen tonë, që vëllazërimi është më i fuqishëm se vëllavrasja”, nënvizoi Papa.
Në përfundim të vizitës katër ditore kreu 84 vjeçar i Kishës Katolike mbajti një meshë përkujtimore të konceptuar për këtë rast. Në të ai theksoi, disa herë se është e papranueshme dhuna dhe urrejtja në emër të religjonit. Në fund të ceremonisë në sheshin e kishës u përurua një gur përkujtimor, për të kujtuar vizitën e Papës. Françesku lëshoi një pëllumb paqeje, përpara se të vazhdonte udhëtimin për në Karakoshin kristian. Në verën e vitit 2014 u arratisën prej këtej banorët shumica sirianë katolikë prej terrorit të IS-it. Vite më vonë shumë prej tyre janë kthyer.
Françesku në kishën e Karakoshit
Kisha e Karakoshit është më e madhja në Irak. Ajo u shkatërrua prej islamistëve, por ndërkohë është rindërtuar. Papa i inkurajoi njerëzit, që të mos e humbasin besimin e tyre: „Ju nuk jeni vetëm. Takimi ynë këtu tregon, se terrorizmi dhe vdekja asnjëherë nuk do të dominojnë”, tha ai. “Mos reshtni së ëndërruari.”
Tani është koha për të rindërtuar dhe për një fillim të ri, u bëri thirrje Papa besimtarëve. Kjo kërkon forcën për të falur. Gjatë udhëtimit përmes Karakoshit mijëra vetë brohorisnin autokolonën e siguruar mirë të argjentinasit. Mbërritja përpara kishës u vonua për shkak të dyndjes së njerëzve, pasi Papa herë pas here ndalonte për t’i përshëndetur personalisht njerëzit.
Në përfundim të vizitës në Irak Papa në stadiumin e Erbilit, kryeqyteti i rajonit autonom të Kurdistanit, mbajti një meshë përpara mijëra besimtarëve. Ai dënoi në predikimin e tij abuzimin me pushtetin dhe korrupsionin. „Eshtë e nevojshme, që të shpëtojmë zemrat tona dhe kishën prej influencimit ogurzi nga pushteti dhe paraja”, tha Papa Françesku. Pas meshës në Erbil Papa u takua me babain e djalit refugjat të vdekur, Alan Kurdi. Fotografia e fëmisë së vogël, kufoma e të cilit më 2015 u nxorr nga deti në një plazh të Turqisë shënoi pikën kulmore të krizës së refugjatëve. Françesku i shprehu Kurdit ngushëllimet për familjen që ai ka humbur. Babai i Alanit e falënderoi kreun e Kishës Katolike për fjalët e tij.
Top Channel