Intervista ‘bombë’ e Meghan Markle/ Laburistët kërkojnë hetime për pretendimet e dukeshës

08/03/2021 21:10

Intervista tronditëse e dukeshës së Sussex, Meghan Markle për Oprah Winfrey ka shkaktuar tronditje të madhe në Britani.

Përballja e saj dhe të shoqit, princit Harry me Oprah Winfrey ishte pritur me interes të madh dhe është e para e dyshes që kur vendosën të tërhiqeshin nga detyrat mbretërore. Në të Meghani, bëri disa deklarata të forta, duke thënë se ishte përballur me shqetësime sesa e errët do të ishte ngjyra e lëkurës së djalit të tyre Archie, sot një vjec.

39 vjeçarja, nëna e së cilës është afrikano-amerikane ndërsa babai i bardhë, tha se ishte naive para se të martohej në vitin 2018 por arriti deri aty sa të mendonte për vetëvrasje pasi kërkoi ndihmë dhe nuk e mori.

“Ata nuk donin që ai të bëhej princ ose princeshë, sepse ende nuk dihej gjinia në atë kohë, ndryshe nga ç’parashikon protokolli dhe atij nuk do t’i ofrohej mbrojtje… Në atë kohë më vinte turp ta pranoja ose t’i thoja Harryt, duke e ditur sa shumë humbje kishte pësuar vuajtur ai. Por e dija që nëse nuk flisja, do ta bëja. Thjesht nuk doja të jetoja më”, u shpreh ajo.

Kryeministri britanik Boris Johnson refuzoi të komentonte mbi këtë situatë. Ai e bëri të qartë se ka preferuar gjithmonë të mos i diskutojë problemet e familjes mbretërore, dhe tha se nuk ka ndërmend ta ndryshojë sot këtë praktikë. Por partia laburiste ne opozite kërkoi nisjen e një hetimi mbi pretendimet e dukeshës, duke i përshkruar problemet e racizmit apo të shëndetit mendor të ngritura prej saj, si diçka tepër serioze.

Top Channel