Aksident me helikopter/ Humb jetën miliarderi Oliver Dassault

08/03/2021 11:45

Miliarderi francez Olivier Dassault, një politikan dhe anëtar i familjes Dassault që prodhon avionë, ka humbur jetën në një aksident ajror të dielën.

69 vjecari Dassault, baba i tre fëmijëve, humbi jetën rreth orës 6 pasdite kur helikopteri i tij u rrëzua pranë një resorti bregdetar Deauville, në Francën Veriore.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ofroi ngushëllimet e tij duke thënë në një postim në Twitter se Olivier Dassault e donte Francën. Kapiten i industrisë, i zgjedhur lokal, komandant në rezervë i forcave ajrore, gjatë gjithë jetës së tij ai nuk ka reshtur së shërbyeri Francës.

Macron e quajti vdekjen e tij një humbje të madhe dhe i dërgoi ngushëllimet familjes Dassault, një prej familjeve me më shumë ndikim në francë me interesa që shtrihen që nga aeronautika, mbrojtja, ankandet, vera dhe mediat.

Grupi i aviacionit Dassault, ka udhëhequr prodhimin e avionëve në Francë për 70 vitet e fundit edhe qëndron pas kompanisë së avionëve privatë Falcon, avionëve ushtarakë Mirage dhe atyre më të fundit në vend, Rafale.

Revista Forbes vlerëson se Olivier Dassault, ishte personi i 361-të më i pasur në planet në 2020, me një pasuri prej rreth 5 miliardë eurosh, pothuajse e njëjtë me tre vëllezërit e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA