Tea dhe Bearti rikthehen në Për’puthen/ Flasin për zhurmën e krijuar dhe zbulojnë kush tha i pari “Të dua”

07/03/2021 23:21

Tea dhe Bearti, dy prej konkurrentëve që bënë shumë bujë në Për’puthen janë rikthyer në program si një cift të dashuruarish.

Ndër të tjera, ata kanë zbuluar në Për’puthen Prime përse u rikthyen pas gjithë zhurmës së krijuar.

Tea: Kam shumë emocione, kurrë s’kam pasur në këtë skenë. Ndihem çuditshëm që jam sërish këtu. Pas gjithçkaje që ndodhi, më vjen mirë që kemi qetësuar gjakrat dhe ndihem shumë falënderuese për këtë emision që bëri të mundur njohjen me Beartin.

Bearti: Është kënaqësi të kthehem sërish në këtë studio, gjithçka ka nisur këtu. Kam takuar një person si Tea.

Ata kanë rrëfyer se pëlqimet kanë nisur nga takimi në mobilieri dhe kërcimi në studio. Ndër të tjera, ishte vetë Tea që i shprehu dashurinë Beartit dhe më pas vijoi historia e tyre.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel