Roli i suplementëve të vitaminave në parandalimin e sëmundjeve të zemrës është diskutuar shumë mes mjekëve. Shumë ekspertë janë të ndarë nëse marrja e vitaminave ul rrezikun e një infarkti apo sëmundjeve të zemrës.

Studime të mëparshme, kanë sugjeruar se disa vitamina, veçanërisht ajo C dhe E mund të ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Vitaminat Dhe Sëmundjet e Zemrës
Sipas të dhënave një studim i veçantë tregoi se vitamina E mundet të parandalojë një atak në zemër e infarkt. Në rrethin e mjekëve ka pasur diskutime mbi mungesën e vitaminës D në gjak dhe lidhjen e kësaj mungese me sëmundjet e zemrës. Njerëzit që marrin të gjithë ushqyesit e duhur nëpërmjet ushqyerjes së shëndetshme nuk kanë nevojë të marrin suplementë. Idea se vetëm një multivitaminë në ditë mund të parandalojë sëmundjet është e gabuar, thonë të dhënat. Ata rekomandojnë konsumin e ushqimeve të pasura në vlera siç janë perimet, frutat, vajrat e shëndetshëm siç është ai i ullirit, drithërat e plota dhe peshku. Ky i fundit duhet konsumuar të paktën dy herë në javë. Ushqimet e lartpërmendura sipas eskpertëve janë të nevojshëm për shëndetin e zemrës.

Si Të Ulni Rrezikun E Sëmundjeve Të Zemrës?
Nëse dëshironi të mbroni shëndetin e zemrës mund të bëni gjërat e mëposhtme:
• Kryeni aktivitet të rregullt fizik
• Mos pini duhan
• Zgjidhni ushqime me pak yndyrë dhe kripë.
• Zgjidhni shumë fruta, perime dhe drithëra të plota.

Burime Të Mira Të Vitaminës E
Gruri
Bajamet
Orizi kaf
Arrat

Burime Të Mira Të Vitaminës C
Specat
Portokallet
Qitro
Qershitë
Brokoli
Luleshtrydhet
Kivi
Shpargu
Boronicat
Ananasi
Domatet

Po Multivitaminat?
Multivitaminat e blera në farmaci përmbajnë një sasi të mirë vitaminash, por jo sasinë e duhur të vitaminës E dhe C të cilat janë të nevojshme për shëndetin e zemrës. Mjekët arsyetojnë se njeriu duhet të marrë 400 njësi të vitaminës E në ditë dhe 500 mg të vitaminës C dy herë në ditë, përmes ushqimit të shëndetshëm, ose suplementeve të vitaminave nëse këshillohen nga mjeku./AgroWeb

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA