FOTO/ Ja çfarë ndodhi pasi Ledjana doli nga studio, Mevlani: As burrë t’më kishe pasur s’do bëje kështu

07/03/2021 22:34

Ledjana doli nga studio në ditën që do të transmetohej takimi i Antonelës me Mevlanin.

Ky i fundit shkoi menjëherë pas saj dhe në puntatën e sotme të Për’puthen Prime, dolën pamjet e bisedës së saj derisa Antonela shkoi të merrte Mevlanin për të vijuar transmetimin e takimit në studio.

Mevlani: Për një lule bën kështu?

Ledjana: E mora përgjigjen nga deklarata jote

Mevlani: Çfarë deklarate moj?

Ledjana: Më le të kuptoj se je më shumë tek ajo. E mora të mirëqenë. Si mund të jem kaq e trashë që të mos e kuptoj situatën që e shoh me sytë e mi.

Mevlani: As burrë të më kishe pasur s’do kishe bërë kështu.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel