Antonela “shpërthen” ndaj Ledjanës: Më shkatërrove takimin. Mevlani:  Pse ke marrë kaq flakë?

07/03/2021 22:39

Në puntatën e Për’puthen Prime ka pasur për herë të parë sqarim mes tre personash, Antonelës, Ledjanës dhe Mevlanit.

E gjitha ndodhi pasi Ledjana u largua nga studio para se të transmetohej takimi i Mevlanit me Antonelën, të cilëve i kërkoi falje por kjo shkaktoi reagimin e ashpër të Antonelës.

Ledjana: Doja të kërkoj falje.

Antonela: Të kërkosh falje pasi shkatërrove një takim. Unë nuk ta kam bërë kurrë. Si guxon ta bësh? Përse kërkon falje? Bën si gjynah me të ardhur ndonjë djalë mbrapa. Nuk të lejoj të flasësh sepse je gabim. Kurrë nuk e kam cenuar takimin tënd dhe nuk guxon ti e askush takimin tim, apo deshe të marrësh vëmendje. Mua mos mi shit këto se të njoh më mirë se cdo kush.

Ledjana: Nuk kam ardhur për ironi, unë e shoh të arsyeshme të kërkoj falje.

Antonela: Kjo është të gjuash me pistoletë e të thuash më fal.

Mevlani: Edhe ti ke bërë gabime.

Antonela: Edhe ti çohu prej gjumit, jepi drejtim gjërave.

Mevlani: Pse ke marrë kaq flakë?

Antonela: Sepse cenohem, fytyra ime cenohet.

Ledjana: Je njeri pa ndjenja, kaq.

Antonela: Ti bën si viktimë dhe Antonela është e keqe.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel