Messi bën njeriun asist, Barça fiton në Pamplona dhe ngjitet në vendin e dytë

06/03/2021 23:23

Barcelona vijon ecurinë fantastike në kampionat, pasi arriti të triumfonte 0-2 në transfertën e Pamplonas ndaj Osasunas, duke regjistruar fitoren 11-të në 12 ndeshjet e fundit të La Ligas.

Lionel Messi në versionin e njeriut asist mori për dore Barçën në këtë transfertë delikate. Në minutën e 30-të Messi i serviri Jordi Albës golin e 0-1, ndërkohë që 7 minuta para fundit të kohës së rregullt, Barcelona shënoi edhe golin e 2-të me talentin 18-vjeçar Ilaix Moriba i cili pas astitit që mori nga Messi realizoi golin e tij të parë në karrierë me Barçën, duke vulosur fitoren e blaugranave, të cilët u ngjitën në kuotën e 56 pikëve, 2 më pak se Atletico kryesuese që ka luajtur edhe 2 ndeshje më pak.

Top Channel