Doli në pension pas 42 vitesh mësimdhënie, mësuesi i matematikës merr surprizën e veçantë nga nxënësit e tij

06/03/2021 21:24

Profesioni i mësuesit është një ndër profesionet më të vështirë i cili kërkon shumë përkushtim, por që ka një ndikim të madh në formimin e gjithësecilit prej nesh.

Gjatë kësaj kohe të vështirë të pandemisë së COVID-19 ata ia kanë dalë mbanë që të vazhdojnë misionin e tyre duke e zhvilluar mësimin online.

Programi “Dua të të bëj të lumtur” mbrëmjen e sotme trajtoi historinë e Arbenit, mësuesit të matematikës, i cili nuk kishte shumë kohë që kishte dalë në pension.

Në studion e programit “Dua të të bëj të lumtur” kishin ardhur nxënësit e gjimnazit “Andon Zako Çajupi” të cilët dëshironin t’i bënin një surprizë të veçantë e të paharrueshme profesor Benit. Nxënësit rrëfyen se mësuesi i tyre ishte tepër i veçantë dhe një njeri shumë i mirë, pasi ai arrinte të sillej me ta sikur të ishin fëmijët e tij, madje profesor Beni e shpjegonte lëndën e matematikës në një mënyrë që të gjithë t’a kuptonin pa vështirësi.

“Profesor ka qenë fat për ne që kemi zhvilluar lëndën e matematikës me ju. Përkushtimi dhe pasioni juaj nuk do humbasi kurrë pasi është transmetuar tek ne. Faleminderit që ishit profesori ynë, por mos harroni se ky nuk do jetë 7-Marsi i fundit për ju, sepse për gjithë jetën do jeni mësuesi ynë.

Shumë të faleminderit për dashurinë dhe përkushtimin tuaj!”,- ishin fjalët e nxënësve për profesor Benin.

Profesor Beni rrëfeu se për të dalja në pension kishte qenë tepër e vështirë, pasi ishte mësuar që të shpjegontëe çdo ditë mësimin për 42 vite. Ai tregoi momentet kur ishte emëruar për herë të parë mësues në Has dhe rrëfeu se sa e vështirë kishte qenë për të në fillim që të përshtatej me jetesën në fshat.


Programi “Dua të të bëj të lumtur” kishte rezervuar disa surpriza për profesor Benin, dy video-mesazhe, një nga kolegu i tij në gjimnazin “Andon Zako Çajupi” dhe nga miku i tij i fakultetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA