Aktori Nicolas Cage martohet për herë të pestë me një vajzë 30 vite më të re, në dasmë edhe ish-gruaja

06/03/2021 21:41

Nicolas Cage, 56 vjeç, është martuar për herë të pestë, këtë herë me të dashurën 26-vjeçare Riko Shibata në një ceremoni të vogël në Las Vegas, ku ish-gruaja dhe djali i tij u bashkuan në festime.

Aktori fitues i Oskarit u martua me Riko në një martesë ‘intime’ në Wynn Casino and Hotel në Sin City më 16 Shkurt, me datën e zgjedhur për të nderuar ditëlindjen e babait të ndjerë të dhëndrit.

Cage, martesa e katërt e të cilit me Erika Koike përfundoi pas vetëm katër ditësh në 2019, konfirmoi martesën të Premten dhe tha se çifti po shijonin lumturinë si të sapo martuar.

“Po, është e vërtetë dhe ne jemi shumë të lumtur,” i tha ai DailyMail në një deklaratë.

Top Channel